Ylli i serialit Eşref Rüya, që po transmetohet dhe në Shqipëri, Çağatay Ulusoy, tregoi mbështetjen e tij të pakursyer për të dashurën, aktoren Aslıhan Malbora, gjatë debutimit të saj në skenën e teatrit.
Malbora luajti krah aktorit të njohur Mert Turak në shfaqjen Eşyanın Tabiatı, dhe aktori nuk e la asnjë moment vetëm. Sipas mediave turke ai mbërriti shumë orë para fillimit të shfaqjes, që të qëndronte pranë saj në prapaskenë dhe ta përkrahnte gjatë çdo faze të debutimit të saj.
Gjatë premierës, ai zuri vendin në sallë për të parë performancën, ndërsa momenti më emocionues erdhi në fund. Pas një finaleje të befasishëm, Ulusoy u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti partneren e tij për performancën e shkëlqyer, duke treguar qartë se nuk e la asnjëherë vetëm në këtë natë të veçantë.

