Selena Gomez reagoi gjakftohte ndaj komenteve të fundit të Hailey Bieber, e cila në një intervistë për WSJ Magazine tha se nuk ndihet konkurruese me njerëz nga të cilët nuk frymëzohet, duke i quajtur krahasimet me Selenën “bezdisëse”.
Përgjigjja e Selenës erdhi përmes një postimi në Instagram, tashmë i fshirë, ku shkroi: "Ajo mund të thotë çfarë të dojë. Nuk ndikon aspak në jetën time. Ji e sjellshme. Ka vend për të gjithë”.
Nga ana tjeter, sipas Daily Mail, u bëri thirrje fansave që “ta lënë Hailey-n të qetë”.
Hailey, e martuar me Justin Bieber dhe nënë e një djali, ka qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve për një “grindje” të mundshme me Selenën, e cila ishte në një lidhje me Justin nga viti 2010 deri më 2018.Edhe pse të dyja kanë mohuar përçarjen, fansat shpesh kanë nxitur krahasime dhe tensione mes tyre.
Dasma e Selenës me Benny Blanco muajin e kaluar ka ndezur reagime në rrjet, përfshirë edhe komente ironike ndaj Justin, i cili publikoi këngën “I Do” në të njëjtën kohë, një veprim që shumë fansa e panë si kundërpërgjigje emocionale.

