Jennifer Lopez ka qenë gjithmonë e hapur për romancat në ekran, por së fundmi ajo bëri një deklaratë surprizuese për puthjen më të mirë që ka bërë në film.
Në një paraqitje të 15 tetorit në Watch What Happens Live, aktorja e Kiss of the Spider Woman dhe Maid in Manhattan zbuloi se partneri i saj më i mirë në skenë ishte Brett Goldstein, i njohur për rolin e tij si Roy Kent në serialin Ted Lasso.
“Do të them se partneri im më i mirë në puthje është Brett,” tha J.Lo. Ata luajnë së bashku në filmin romance- komedinë Office Romance, të shkruar nga Goldstein dhe Joe Kelly, krijuesi i Ted Lasso.
Megjithatë, Jennifer mbeti e rezervuar për jetën e saj private. Ajo refuzoi të komentonte për ish të fjeuarin e saj Alex Rodriguez dhe thashethemet për lidhje të tij me Madison LeCroy.
“Realiteti është që nuk kam më çfarë të them për jetën time personale,” tha ajo. “Më duket se kam mbaruar me këtë temë.”
J.Lo gjithashtu foli për të kaluarën e saj romantike dhe për arsyet pse disa marrëdhënie nuk funksionuan. “Çfarë kam mësuar është se nuk është se nuk jam e dashur,” tha ajo. “Është se ata nuk kanë kapacitetin. Ata duhet të vlerësojnë personin e vogël brenda tyre. Duhet ta duan atë.”
Megjithatë, ajo shtoi se ish-partnerët e saj i dhanë gjithçka që kishin: unazat, shtëpitë, martesat… por në fund, siç përfundoi edhe Howard Stern: “Por ata nuk të donin.”
“Jo, nuk më donin,” pranoi Jennifer, “dhe unë nuk e doja veten time.”
