Jessica Simpson ka folur së fundmi për jetën e saj sentimentale dhe pse tani duket se preferon të dalë me meshkuj më të rinj.
Këngëtarja 45-vjeçare është përsëri beqare pas divorcit nga Eric Johnson dhe po shijon vëmendjen që i japin të rinjtë. Ajo foli për këtë gjatë premierës së serialit të ri të Hulu, All’s Fair, ku dhe luan një rol të shkurtër.
“Rick Springfield është i dashuri im në serial, kështu që pata skena të nxehta me të, ishte interesante. Nuk kam puthur ndonjëherë një burrë shumë më të madh se unë. Nuk ishte keq,” rrëfeu Jessica për këngëtarin 76-vjeçar.
Kur u pyet nëse e shijonte të ishte me një burrë më të madh, Jessica pranoi se tani tërhiqet më shumë nga burrat më të rinj.
“Mendoj se tani jam më pëlqejnë meshkujt më të rinj."
Kur sapo ke mbaruar një marrëdhënie, ndiej që të rinjtë e pëlqejnë besimin dhe sigurinë që ka një grua më e madhe. Po e zbuloj dhe po e shijoj!” tha ajo.
Jessica duket se nuk ka frikë të eksperimentojë pas divorcit dhe po shijon jetën e saj si beqare me një stil të ri dhe plot guxim.
