Selena Gomez postoi një story në Instagram pak pasi Hailey Bieber dha një intervistë ku foli për mënyrën si “krahasohet vazhdimisht me të tjerët” në industrinë e bukurisë. Pak minuta më vonë, këngëtarja e fshiu postimin, duke ndezur spekulimet për tensione mes dy yjeve të showbizit.
Gjithçka nisi pas publikimit të intervistës së Hailey Bieber për WSJ. Magazine më 14 tetor 2025. 28-vjeçarja foli për krahasimet që i bëhen shpesh midis markës së saj Rhode dhe asaj të Selenës, Rare Beauty:
“Është gjithmonë bezdisëse të të vënë përballë me të tjerët. Unë nuk e kam kërkuar këtë, nuk ndihem konkurruese me njerëzit që nuk më frymëzojnë.”
Pikërisht kjo frazë “nuk ndihem konkurruese me njerëzit që nuk më frymëzojnë” u interpretua nga fansat si një thumb i fshehur ndaj Selenës dhe markës së saj Rare Beauty, veçanërisht pasi të dyja produktet shiten në të njëjtat dyqane. Edhe pse përfaqësuesit e Hailey-t mohuan se bëhej fjalë për ndonjë “thumb”, momenti i deklaratës ndezi spekulime dhe komente në rrjetet sociale.
Pak çaste pas intervistës, Selena Gomez postoi një story në Instagram, të cilin e fshiu menjëherë pas disa minutash në të cilin shkruante:
“Lëreni vajzën rehat. Ajo mund të thotë çfarë të dojë. A ndikon kjo në jetën time? Aspak. Bëhet fjalë vetëm për relevancë, jo për inteligjencë. Bëhu e sjellshme. Të gjitha markat më inspirojnë. Ka vend për të gjithë. Dhe shpresojmë që të gjithë mund të ndalojmë njëherë e mirë.”
Domethënia e saktë nuk është zbuluar, por shumë përdorues e interpretuan si një reagim i menjëhershëm ndaj deklaratave të Hailey-t ndoshta një mënyrë për të treguar se ajo gjithsesi u ndje e ofenduar.
Ky episod riktheu vëmendjen tek historia e gjatë mediatike mes modeles dhe këngëtares e lidhur fillimisht përmes Justin Bieber dhe tani edhe përmes rivalitetit të bizneseve të tyre në industrinë e bukurisë. Edhe pse më parë kanë treguar përpjekje për pajtim, përfshirë një foto bashkë në vitin 2022, cikli i unfollow, krahasimeve dhe “drama” mediatike duket se vazhdon sërisht.
Qoftë një reagim i impulsiv i Selenës, qoftë një mesazh i qëllimshëm, një gjë mbetet e qartë: çdo lëvizje e tyre në rrjete sociale interpretohet gjerësisht dhe i mban të dyja në qendër të vëmendjes, pavarësisht dëshirës së tyre.
