Balerini i njohur Gerd Vaso ka ndarë një rrëfim shumë të sinqertë dhe emocional në podcastin "Grida Duma Podcast", duke folur për jetën e tij personale, karrierën dhe arsyet e ndarjes nga partnerja e tij, Enada Hoxha. Ky është rrëfimi i tij i parë për krizën e martesës dhe përfundimin e marrëdhënies.
Vaso shprehet se marrëdhënia dhe puna në çift janë shumë të vështira, sidomos kur partnerët kanë pasione dhe angazhime të ndryshme. Ai ka theksuar se pasioni i Enadës për baletin dhe angazhimi i saj ekstrem në profesion ka qenë një pengesë për të, pasi ai vetë kishte një kufi të caktuar për sa i përket angazhimit në punë.
“Unë nuk mund të punoj përtej kënaqësive të mia. Kam një kufi deri këtu. Edhe pse profesioni i Enadës ishte i rëndësishëm për të, për mua ai kishte një kufi. Kjo ka qenë një sfidë që ka ndikuar në marrëdhënien tonë”, thotë Vaso.
Grida Duma, moderatorja e podcastit, ka theksuar se ndoshta ai bëri sakrifica për partneren, duke shtyrë veten përtej kufijve të tij për të mbështetur familjen dhe dashurinë. Gerd Vaso ka konfirmuar këtë, duke pranuar se ka sakrifikuar shumë gjatë rrugëtimit të tij bashkë me Enadën.
"Po, në këtë udhëtim kam humbur shumë gjëra", thotë balerini. "Kam humbur personalitetin tim, dinjitetin, karakterin tim, dhe atë Gerdin që kam qenë dikur – i qeshuri, i dashuri me miqtë dhe shumë më tepër."
Ai shpjegon se është fokusuar aq shumë në profesion dhe në ndihmën që mund t'i jepte familjes, sa që ka dalë nga vetja dhe ka ndryshuar shumë. “Dola nga vetvetja për dashurinë, për profesionin, për karrierën,” thotë Vaso, duke theksuar se ndoshta ky ka qenë çmimi që ka paguar për të ndihmuar marrëdhënien dhe partneren e tij.
Gerd Vaso: Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin ekstrem, në ekstrem dhe profesioni në një farë mënyre për Enadën ishte shumë i rëndësishëm dhe primar. Për mua nuk ishte, është ajo që e nisëm në fillim, për mua ishte kishte një lloj kufiri deri këtu. Deri këtu unë mundem, përtej kësaj nuk mundem. Unë nuk mundem dot të punoj me orare që nuk më mbajnë më mua, nuk më japin më kënaqësi mua. Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.Grida Duma: Po jam e bindur që ti, jam e bindur ta them si për veten time, domethënë se jam e bindur se kështu më ka ndodhur mua. Kupton? Pra jam jam e bindur. sipas meje që të duhet të të ketë ndodhur që e ke bërë një sakrificë sepse e ke partnere jetë dhe në qoftë se partneri i jetës shtyhet më tej ti vazhdon të shtyhesh edhe përtej sepse të ndal nuk të ndalon dot vetja si te kushdoGerd Vaso: Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra.
Grida Duma: Ashtu?
Gerd Vaso: Personalitetin tim, dinjitetin tim karakterin tim im, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.Grida Duma: Pra ti thua…Gerd Vaso: U fokusova në familje, u fokusova në profesion, u fokusova komplet në një jetë tjetërGrida Duma: Dhe ndryshova nga vetja dhe thuaGerd Vaso: dola nga vetja ime.
Grida Duma: Dole nga vetja jote?
Gerd Vaso: Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.
