KreuBusull

Snajperë dhe ekspertë dronësh/Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit!

 

Teksa ekipet kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë do të përballen në ndeshjen kualifikuese për Botërorin, qindra policë do të sigurojnë stadiumin mes tyre snajperë, oficerë civilë dhe ekspertë për dronë, shkruan gazeta zvicerane NeueZuercherZeitung.

Ndeshja nuk do të zhvillohet në kryeqytetin serb, por në qytetin e vogël Leskovac, ku stadiumi ka kapacitet vetëm 8100 spektatorë. Sektori për tifozët shqiptarë do të mungojë, pasi biletat nuk ishin në shitje të lirë. Organizatorët vendas dhe UEFA duan të shmangin përsëritjen e skandalit të tetorit 2014. 

Forca të panumërta policie kanë rrethuar hotelin ku akomodohet Kombëtarja dhe lokacioni është mbajtur sekret për mediat. Kuqezinjtë u nisën me carter drejt Serbisë në orën 11 të paradites së të premtes nga aeroporti Nënë Tereza, me destinacion Nishin. Pikërisht aty, rreth 30 minuta nga Leskovaci, është qendra e grumbullimit të Kombëtares, për të evituar turmat e tifozëve kundërshtarë të mbledhur për ndeshjen. Nga aty bëhen të gjitha lëvizjet drejt stadiumit Dubocica, nën kontrollin e policisë.

Në arrtikullin e gazetës përballja e Serbië dhe Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian. Para ndeshjes, tifozë serbë hodhën gurë drejt autobusit të ekipit shqiptar, ndërsa protestat dhe fishkëllimat mbuluan himnin shqiptar.

Artikulli:

“Vritini shqiptarët”, thërrisnin tifozët serbë kur, në minutën e 42-të, një dron me një flamur fluturoi mbi fushë.

Në të shihej përfytyrimi i “Shqipërisë së Madhe”, ashtu siç e ëndërrojnë disa nacionalistë shqiptarë. Në fushë, mbrojtësi serb Stefan Mitrovi? e kapi flamurin, dhe menjëherë lojtarët shqiptarë vrapuan drejt tij. Pas kësaj shpërthyen përleshje në dhe jashtë fushës. 

Ndeshja u ndërpre, por pasojat e saj vazhduan: në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, qindra tifozë e festuan ndeshjen me karvanë makinash dhe fishekzjarre. Në zonat kufitare midis Serbisë dhe Kosovës u dogjën flamujt e të dy vendeve.

Edhe në diasporë — në Vjenë dhe Berlin — pati përleshje midis personave me origjinë serbe dhe shqiptare. Ndërkohë, vizita e planifikuar e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd u shty....