KreuBusull

I jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, trupi i tij do të prehet në Shkodër!

 

Kanë përfunduar homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra teksa ushtronte detyrën, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë më 6 tetor 2025. Ceremonia e varrimit të tij është sot, në orën 16:00, në “Stom Golem Shkodër”.

Në Pallatin e Kongereseve u zhvilluan homazhet për nder të gjykatësit të vrarë të hënën në sallën e gjyqit në fund të një procesi gjyqësor për çështje prone. Familjarë, kolegë e politikanë i kanë dhënë lamtumirën e fundit gjykatësit të Apelit.

Në homazhe morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe funksionarë të tjerë të politikës e drejtësisë.