Kulla Eiffel ndriçon rozë për të përkrahur luftën kundër kancerit të gjirit. Ky gjest simbolik synon të rrisë ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit, një nga sëmundjet më të përhapura tek gratë, dhe të inkurajojë gratë dhe vajzat të kryejnë kontrolle të rregullta për zbulimin e hershëm të sëmundjes.
Organizatorët theksuan se ndriçimi rozë i Kullës Eiffel nuk është thjesht një spektakël vizual, por një mesazh shprese dhe solidariteti për të gjitha gratë që po luftojnë këtë sëmundje.
“Ne duam të kujtojmë se diagnostikimi i hershëm shpëton jetë,” u shprehën përfaqësuesit e fushatës.
Kulla Eiffel, e cila ndriçon çdo vit në këtë muaj si një simbol i qëndresës dhe bashkimit, shërben edhe këtë herë si një thirrje për veprim dhe ndërgjegjësim.
View this post on Instagram
-
-
Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!
3 Tetor, 10:18


