KreuBusull

Yuri Kim mbyll kapitullin e saj diplomatik pas 29 vitesh shërbim

Yuri Kim mbyll kapitullin e saj diplomatik pas 29 vitesh shërbim
Ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përmbyllur zyrtarisht karrierën e saj të gjatë 29-vjeçare në diplomacinë e Shteteve të Bashkuara.

Në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresmeni James C. Moylan nga Guam e përgëzoi Kim për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, duke theksuar integritetin, guximin dhe zemrën me të cilat ajo ka shërbyer.

Gjatë karrierës, Kim ka mbajtur poste të rëndësishme në ambasadat amerikane në Korenë e Jugut, Turqi, Irak, Japoni e Kinë, si dhe në nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit. Ajo ka luajtur rol kyç në bisedimet për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe ka shërbyer si ambasadore në Shqipëri, ku forcoi lidhjet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Në detyrën e saj të fundit, Kim ishte zv/ndihmëse kryesore për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, duke menaxhuar disa nga sfidat më delikate të politikës globale.

Moylan e përshkroi si një udhëheqëse frymëzuese dhe mentore për gjenerata të reja në shërbimin publik. Ai i uroi asaj shumë suksese dhe lumturi në fazën e re të jetës.