KreuBusull

Zyrtare/ Ndryshim i pazakontë: Ndeshja Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi!

 

Tani është zyrtare. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit nuk do luhet në Beograd. UEFA ka bërë me dije se sfida do të luhet në në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac me 11 tetor.

Zhvendosja nga Beogradi bëhet me synimin për të shmangur problemet dhe trazirat, në një përballje që shpeshherë i ka kaluar kufijtë e futbollit. Si Serbia, ashtu edhe Shqipëria, janë në garë për një vend në Botëror.

Ndeshja Serbi-Shqipëri paraqitet e nivelit të lartë të rrezikut, pas trazirave që shpërthyen në takimin e vitit 2014. 

Shqipëria dhe Serbia luajnë për një vend në Botërorin 2026. Të dyja ekipet ndodhen në Grupin K, ku kuqezinjtë renditen në vendin e dytë, pas Anglisë. Skuadra e Sylvinho ka grumbulluar 8 pikë, ndërsa Serbia 7 pikë, por serbët kanë një ndeshje më pak.