KreuBusull

Ja kush është aktorja, imazh i Diella, ministria e Prokurimeve!

 

Diella, “ministrja” virtuale e kabinetit të ri qeveritar, është bërë lajm botëror. Zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar një “ministre” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të huaja, të cilat shkruajnë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë.

Përveç emrit ka qarkulluar kudo edhe një imazh që e personifikon atë, një foto e një gruaje e veshur me kostum tradicional shqiptar. Edhe pse Diella është një ministre jo virtuale e gjeneruar nga IA, gruaja në foto nuk është e krijuar nga IA.

Është kuptuar se personazhi në foto është aktorja e njohur shqiptare, Anila Bisha. E njohur për rolet e saj në disa nga filmat e parë shqiptar, Anila prej kohësh nuk është parë në ekran, por ata që e njohin aktoren e kanë kuptuar menjëherë se ajo është imazhi i Diellës.

 

Ja kush është aktorja, imazh i Diella, ministria e Prokurimeve!

Përgatiti: Libera Resulaj