
Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) me 10 mijë franga zvicerane, përafërsisht 10,600 euro). Kjo gjobë është vendosur për incidentet e ndodhura jashtë stadiumit "Air Albania" gjatë ndeshjes Shqipëri-Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatorëve të Botërorit 2026.
Federata shqiptare bën me dije se do ta apelojë këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore. Ndërkohë, FSHF u bën thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e saj.
-
Bie bora e parë në zonat verilindore të vendit!
2 Tetor, 09:34 -


