
Duke filluar nga viti 2026, pronarët e qenve që vizitojnë Bolzanon e Italisë do të duhet të paguajnë një taksë ditore për kafshët e tyre shtëpiake. Masa ka shkaktuar reagime të ashpra nga organizatat për të drejtat e kafshëve.
Sipas rregullores së re, udhëtarët me qen do të paguajnë 1.50 euro në ditë për secilën kafshë. Për banorët e përhershëm të zonës, parashikohet një taksë vjetore prej 100 eurosh për qen.
Administrata lokale deklaron se masa synon të mbulojë kostot e pastrimit të hapësirave publike, ndërsa një pjesë e të ardhurave do të ndahet për krijimin e parqeve të posaçme për qen. Masa ndjek rregullin ekzistues për regjistrimin e detyrueshëm të ADN-së së qenve, me qëllim identifikimin e pronarëve që lënë mbeturina në rrugë.
Shkelësit rrezikojnë gjoba deri në 600 euro. Siç shpjegoi Këshilltari Rajonal Luis walcher, ata që e kanë regjistruar tashmë ADN-në e kafshëve të tyre do të përjashtohen nga taksa e re për dy vjet.
Njoftimi ka ngjallur reagime nga grupet e të drejtave të kafshëve dhe qytetarët. Carla Rocchi, Presidente e ENPA-s (Shoqata Kombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve), theksoi se taksimi i qenve është një masë e padrejtë.
Rocchi theksoi se kafshët shtëpiake konsiderohen anëtarë të familjes dhe jo objekte taksash, ndërsa paralajmëroi se politika të tilla mund të dekurajojnë udhëtimin e përgjegjshëm me kafshët, ose madje të çojnë në braktisje.


