
Në prag të ndeshjes me Serbinë, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, ka dalë në konferencë për shtyp. Ai analizoi kundërshtarin dhe pret një rezultat pozitiv.
Trajneri Sylvinho: Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot është ndeshja më e rëndësishme. Një muaj më parë ishte ajo ndaj Letonisë. Nëse fitojmë, kemi Andorrën, e cila do të jetë ndeshja më e rëndësishme. Është emblematike. Ndihet që në atmosferë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Siç e thashë është një ndeshje e rëndësishme dhe ndryshe nga të tjerat. Kemi pasur stërvitjet në Tiranë dhe duke korrigjuar në fushë ato që shihnim në video. Nesër do të zgjedhim lojtarët. Jemi stërvitur si skuadër. Goli nuk më shqetësojnë. Kam besim se të gjithë do i përgjigjen atyre që kemi përgatitur.
Serbia na njeh? Edhe ne e dimë ekipin e tyre. E dimë edhe në si do të luajnë. Nuk mund të them për ndonjë surprizë. Kemi një stërvitje të rëndësishme pas pak dhe pastaj do të marrim vendimin. Futbolli është i paparashikueshëm. Kam bërë një karrierë 15-16 vite si lojtar në një nivel të lartë. Kam qenë zëvendëstrajner në një ekip ku kam përjetuar edhe Botërorin. Nuk kam parë asnjë ndeshje ku mund të quhej e fituar. Kundërshtari ka kualitet. Ne jemi rritur shumë si skuadër. Në futboll ndodh gjithçka. Ne duhet të futemi me zemër në fushë.
Krah Sylvinhos foli për mediat edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj. Në fjalën e tij Hysaj u shpreh se Shqipëria do të luajë vetëm për fitore, për asnjë rezultat tjetër.
Elseid Hysaj: Për mua është e njëjta gjë, e përjetoj këtë ndeshje emocionalisht. Është ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur. Mezi presim të hymë në fushë. Këto masat e sigurisë, kanë qenë edhe më parë. E kanë për sigurinë e tyre, por mund ta na japim motivim më shumë. Është nder të arrij rekordin e Lorik Canës. Unë mendoj për Kombëtaren dhe ndeshje. Të mendojmë vetëm për skuadrën. Sa u nisëm nga hoteli, të gjithë lojtarët e kanë parë dhe ndjerë emocionalisht. E dinë rëndësinë për nesër.
Ndeshja e kaluar, fitorja duhet të ishte për ne, sepse luajtëm mirë. Kemi ardhur për të njëjtën dëshirë. Futboll është, por ne duhet të japim gjithçka. Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim dhe as për humbje. Duhet të japim 120%. Është ndeshje delikate dhe e fortë. Të gjithë e mendojnë si unë. Nuk vijmë këtu për barazim apo humbje. Vijmë vetëm për fitore. E rëndësishme është që të gjithë të hymë në fushë për t6ë ecur përpara. Shpresojmë që nesër të jetë dita. E dimë të gjithë se Serbia ka lojtarë të mirë dhe sulmues të mirë. Kam luajtur ndaj tyre në Itali, por edhe ne kemi kualitete. Dimë ta përballojmë sulmin e Serbisë.
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë. Ndeshja do të luhet në Serbi për kualifikueset e Botërorit 2026.
-
-
Horoskopi ditor, e shtunë 11 tetor 2025
11 Tetor, 10:07


