
Autoritetet në New York kanë paditur YouTube, TikTok, Meta Platforms dhe Snapchat, duke i akuzuar se kanë krijuar platforma “varësuese” që dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve.
Në padi thuhet se këto kompani kanë shkaktuar një “rrezik publik”, duke ndikuar në rritjen e rasteve të ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit tek adoleshentët.
Qyteti kërkon që kompanitë të mbajnë përgjegjësi për pasojat tek brezi i ri.
