
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, foli në konferencë për shtyp, në prag të miqësores me Jordaninë. Tekniku kuqezi u ndal te fitorja me Serbinë, duke thënë se e kupton rëndësinë që kishte ajo ndeshje për lojtarët dhe tifozët.
Gjatë konferencë për shtyp, tekniku nuk hezitoi të përgjigjej sa shqiptar ndihej. Sa shqiptar ndihesh? Kjo është pyetja që iu bë trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, pas triumfit minimal por historik ndaj Serbisë (0-1).
“Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7 shqiptar. Pas kësaj fitore, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi bërë mirë, në fushë luhet futboll. Ndihem 8 e gjysmë shqiptar. Jam relativisht inteligjent. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë.", u shpreh Sylvinho.
Sa i përket miqësores ndaj Jordanisë, trajneri i kuqezinjve theksoi se çdo ndeshje ka rëndësinë e saj dhe se gjithmonë mendon për hapin tjetër. Ai bëri thirrje për tifozët që ta mbështesin Kombëtaren, pavarësisht humbjes apo fitores.
"Unë nuk besoj në miqësore, mendoj për hapin tjetër që është i rëndësishëm dhe vjen në nëntor, kjo duhet të jetë qasja jonë. Përsa i përket tifozëve, ta mbështesin Kombëtaren sepse lufton me zemër, gjak dhe shpirt. Mund të humbasësh, por asnjëherë nuk i ka munguar gjaku, shpirti dhe zemra. E dimë që nuk ka rrugë tjetër, përveçse të ecim përpara. Kërkojmë mbështetjen e tifozëve.", tha Sylvinho.
Kuqezinjtë shënuar një fitore historike ndaj Serbisë, duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve. Me këto pikë, Shqipëria renditet në vendin e dytë të Grupit K, ndërsa lë pas Serbinë me katër pikë më pak, të cilës i duhet 'mrekullia' për të vazhduar hapin drejt Botërorit 2026.
-
Horoskopi për ditën e sotme, 14 tetor 2025!
14 Tetor, 09:17 -


