
Një vajzë 26-vjeçare nga Bjellorusia humbi jetën në rrethana tragjike, pasi ra pre e një mashtrimi të egër që nisi me një ofertë të rreme pune si modele në Tajlandë, por përfundoi në Mianmar, ku dyshohet se organet e saj u morën për t'u trafikuar në tregun e zi.
Sipas “The Sun”, viktima, Vera Kravtsova, u josh nga individë të panjohur me premtimin për një karrierë në industrinë e modës në Bangkok. E entuziazmuar nga kjo mundësi, ajo udhëtoi drejt Tajlandës, me ëndrrën për të bërë karrierë në pasarela. Por sapo mbërriti atje, u rrëmbye dhe u transportua ilegalisht përtej kufirit, në Mianmar.
Raportet nga “Mash” dhe “The Sun” bëjnë me dije se Vera u mbajt e mbyllur në një qendër mashtrimi, e menaxhuar nga një rrjet kriminal që përfshin banda kineze dhe milici lokale burmeze. Burime të afërta thonë se roli i saj ishte “të dukej tërheqëse dhe të mashtronte klientë të pasur për t’u marrë para”.

-
"Më tha prostitutë", Meloni shpërthen ndaj kryesindikalistit!
17 Tetor, 11:20 -
Eminem në një lidhje me stilisten me origjinë shqiptare?
17 Tetor, 10:52


