KreuBusull

E rëndë në Tiranë/ Një person qëllon veten me armë brenda një poligoni!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri brenda një poligoni qitjeje, pranë stadiumit “Air Albania”.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Bledi Hasani, 35 vjeç. Burime bëjnë me dije se ai ishte një klient i rregullt i poligonit dhe e kishte frekuentuar shpesh për ushtrime qitjeje.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.