
Në orët e para të mëngjesit të 19 tetorit 2025, muzeu më i famshëm i botës Louvre i Parisit, u bë skena e një skenari, ku një grup i mirëorganizuar grabiti disa pjesë të rralla të koleksionit të kurorave franceze në Galerinë d’Apollon. Një goditje që tronditi jo vetëm botën e arteve, por edhe besimin tek siguria e institucioneve kulturore.
Si pjesë e hetimeve, një grua kineze u arrestua në Barcelonë dhe u dorëzua autoriteteve franceze. Ajo dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen e bizhuterive dhe një tjetër incident në Muzeun e Historisë Natyrore, ku u vodhën copëza ari të vlerës 1.5 milion euro në shtator të vitit të kaluar. Sipas ekspertëve, dëmi ndaj trashëgimisë kulturore është i paçmueshëm, përtej thjesht çmimit të arit.
Bizhuteritë e grabitura të Napoleonit dhe Perandoreshës sipas llogarive kanë një vlerë totale prej 88 milionë euro. Ngjarja është një goditje për trashëgiminë kulturore të Francës, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.


