KreuBusull

Shënoi golin ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella e Rey Manaj!

 

Rey Manaj, autori i golit historik ndaj Serbisë, është kthyer në një simbol të krenarisë kombëtare, jo vetëm për momentin e artë në fushë, por edhe për vlerën që po merr gjithçka e lidhur me atë ndeshje. Fanella që sulmuesi kuqezi mbajti veshur gjatë ndeshjes tashmë është vënë në shitje dhe po tërheq vëmendjen e koleksionistëve dhe tifozëve në mbarë botën.

 

Sipas platformës zyrtare të shitjes së memorabilia-ve sportive, fanella “match-worn” e Manajt, pra e përdorur realisht në fushë gjatë fitores 1-0 ndaj Serbisë në Leskovac  është e certifikuar dhe autentike, duke e kthyer atë në një objekt me vlerë të jashtëzakonshme sentimentale dhe historike.

Fanella që mbajti veshur Rey Manaj në fitoren e madhe me Serbinë është blerë në ankand për 3 100 euro.