KreuBusull

Ish-presidenti i Francës, Sarkozy nis dënimin, del dorë për dorë nga banesa me gruan e tij!

 

Rreth orës 9:15 të mëngjesit të së martës, ish-presidenti i Republikës Franceze la shtëpinë e tij në perëndim të Parisit, dorë për dore me bashkëshorten e tij Carla Bruni, dhe brenda njëzet e pesë minutash mbërriti në lagjen Montparnasse, pranë burgut La Santé, ku nga sot nis të vuajë dënimin prej pesë vitesh.


Të afërm, miq dhe mbështetës besnikë të ish-presidentit francez, rreth njëqind persona në total, u mblodhën që në orët e para të mëngjesit nën banesën e tij dhe kënduan disa herë “Marseljezën”.

Miqtë e Sarkò-së iu përgjigjën thirrjes së djalit të tij 28-vjeçar: Louis Sarkozy kishte bërë apel që “në orën 8:30 të mblidhen të gjithë ata që duan t’i shprehin mbështetjen. Do të jemi pranë tij për t’i treguar dashurinë, respektin dhe besnikërinë tonë të përjetshme”, kishte njoftuar ai.