KreuCelebrity

Eminem dhe stilistja shqiptare 'kapen mat' në shoqërinë e njëri-tjetrit!

Reperi i njohur amerikan, Eminem, duket se ka gjetur dashurinë pranë vetes, tek grimerja dhe stilistja me origjinë shqiptare, Katrina Malota. Ende nuk dihet saktësisht se kur ka nisur lidhja, por burimi konfirmon se tashmë ajo ka kaluar përtej kufijve të bashkëpunimit.

Së fundmi reperi legjendar është parë në shoqërinë e stilistes shqiptare Katrina Malota, duke hyrë në të njëjtën makinë pas një darke intime në një restorant të njohur në Detroit. Pamjet, të publikuara fillimisht nga “TMZ”, kanë shpërthyer në rrjet, me fansa që flasin për “kiminë e dukshme” mes dyshes.

Eminem dhe stilistja shqiptare 'kapen mat' në shoqërinëEminem dhe stilistja shqiptare 'kapen mat' në shoqërinë

Katrina Malota, e cila jeton në Michigan, ka qenë pjesë e stafit të Eminem prej vitesh, duke punuar në videoklipe muzikore dhe projekte të tjera të rëndësishme. Në faqen e saj zyrtare thuhet se ajo ka bashkëpunuar gjithashtu me emra të njohur si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Jashtë turneve dhe projekteve muzikore, Malota ushtron profesionin e saj në një sallon bukurie të njohur në Birmingham, Michigan.