Qe prej fillimeve të karrierës së saj, Jolie i ka kushtuar rëndësi të veçantë kujdesit ndaj lëkurës. Ajo ka bashkëpunuar për vite me dermatologen Rhonda Rand, me të cilën ka krijuar një rutinë të thjeshtë, konsistente dhe tërësisht të natyrshme.
“Rregulli i artë” i aktores? Mbrojtja nga dielli. Ajo nuk del asnjëherë pa krem me faktor mbrojtës SPF, duke parandaluar plakjen e parakohshme dhe dëmtimet nga rrezet UV. Për pastrim, Jolie zgjedh gjithmonë produkte të buta, të paagresive, të shoqëruara me përdorimin e antioksidantëve natyralë. Herë pas here, ajo përfshin në rutinë acid glikolik apo acide alfa-hidroksi për rigjenerimin e lëkurës.
Ndryshe nga shumë figura të showbiz-it, Jolie shmang procedurat e forta invazive, skrabet agresive dhe produktet me kimikate të shumta. Grimin e mban minimal jashtë angazhimeve në xhirime dhe kujdeset që pas çdo dite pune, lëkura të pastrohet me kujdes në mënyrë që të marrë frymë.
Për të ruajtur butësinë dhe elasticitetin, Angelina hidraton rregullisht lëkurën dhe ndonjëherë aplikon trajtime të lehta me lazer — gjithmonë pa e tepruar.
Me një qasje të kujdesshme, pa ndërhyrje drastike dhe me konsistencë në rutinë, Angelina Jolie duket se po sfidon moshën në mënyrën më natyrale dhe elegante të mundshme.

