KreuCelebrity

Dënohen me burg! Jepet vendimi për Mariela dhe Antonela Berishën!

Ditën e sotme është dhënë vendimi nga Gjykata e Tiranës për motrat Mariela dhe Antonela Berisha, të akuzuara për dhunë fizike ndaj Klea Prenga, pasi kjo e fundit shoqërohej me ish-partnerin e Marinelës.

Sipas vendimit të dhënë, Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktua 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të brutalitetit të saj.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

“Molla e sherrit” mes vajzave ishte biznesmeni i njohur, Mir Pepa, i cili njihet edhe si kunati i Antonela Berishës, pasi ka pasur një lidhje me motrës e saj Marielën me të cilën ka edhe një fëmijë. Edhe pse qarkulluan thashetheme se lidhja e tyre kishte kohë që kishte  përfunduar dhe nuk ishin më bashkë, Mariela nuk e hodhi dot këtë marrëdhënie pas krahëve.