Enada Hoxha zgjodhi t`i pergjigjet pa fjale, por me nje foto domthenese deklarates se ish-partnerit të saj, Gerd Vaso, për shkakun e ndarjes. Gerd Vaso foli publikisht për fundin e martesës, duke deklaruar se ndarja erdhi sepse ai humbi “personalitetin dhe dinjitetin” për shkak të ambicies “ekstreme” të Enadës ndaj profesionit.
Në vend që t’i përgjigjet me fjalë, balerina e njohur postoi një video në 'InstaStory' ku shfaqet duke buzëqeshur, e veshur me një fustan voluminoz, ngjyrë blu të çelët, me lule shumëngjyrëshe. Ne kete menyre, balerina tregoi se ka ecur perpara dhe kishte vetem nje buzëqeshje mbi akuzat për sakrificat që Vaso pretendon se bëri, duke i treguar se është shumë në paqe me veten dhe profesionin qe ai pretendon se u kthye ne pengese mes tyre.
Gerd Vaso dhe Enada Hoxha ishin një nga çiftet më të dashur të skenës shqiptare e fundi i marrëdhënies së tyre erdhi si nje rrufe ne qiell te hapur për publikun.
I ftuar në “Grida Duma Podcast”, Vaso rrëfeu vështirësitë e punës mes bashkëshortëve.
Ai shpjegoi se ndërsa partnerja e tij e dashuronte baletin “ekstrem në ekstrem” dhe profesioni ishte “shumë i rëndësishëm dhe primar” për Enadën, për Vason kishte një kufi: “Është shumë e vështirë të punosh bashkë. […] Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë, përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.”
Duke iu përgjigjur kësaj, Grida Duma e pyeti nëse kishte bërë sakrifica. Gerd Vaso u përgjigj duke treguar humbjet personale që i kishte shkaktuar fokusimi te profesionizmi i partneres:
“Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra. Personalitetin tim, dinjitetin tim, karakterin tim, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.”
Vaso e mbylli duke thënë: “Dola nga vetja ime. Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.”



