Aktori Roerd Toçe ka folur hapur ekskluzivisht për BORDO mbi momentet më të përfolura të karrierës së tij në kinema, duke komentuar edhe një ndër to siç është puthja në filmin "Në kuadër të dashurisë" në të cilin luajti rolin e partnerit të Sara Hoxhës.
Ai tha se puthja me Sara Hoxhën kishte marrë shumë vëmendje në media, por ai mbeti i befasuar që puthja mes Oltës dhe Luizit nuk mori po aq komente.
“Vazhdon kjo historia Sara Hoxhës me puthjen. Sara është një personazh publik, mori një rol si gjithë aktorët e tjerë, si unë, si Sara, si Luizi, si Olta dhe mua më bëjnë përshtypje ndonjëherë pse nuk u komentua puthja Oltës me Luizin aq shumë sa ajo me Sarën,” tha ai.
Roerd theksoi se një puthje në film është pjesë e skenarit dhe vendoset bashkë me regjisorin, dhe se aktorja nuk duhet të gjykohet për këtë.
“Kjo nuk është një çështje personale, por pjesë e interpretimit dhe e udhëzimeve të regjisorëve,” shtoi ai, duke treguar sfidat dhe balancimet emocionale që çdo rol sjell.
Aktori foli gjithashtu për projektet e tij në teatër dhe kinema, duke zbuluar se rolet më emocionuese dhe eksperiencat unike janë ato që e sfidojnë më shumë dhe e bëjnë profesionin e tij kaq të veçantë.
Intervista e plotë më poshtë:
