Modelja bjelloruse Vera Kravchova, 26 vjeç, u zhduk pas një oferte pune në Bangkok, ngjarje kjo qe ka shokuar rrjetin. Vajza u trafikua në një kamp në Mianmar, u skllavërua dhe thuhet se u vra. Pretendimet se ne fakt, bjelloruses i ishin marre organet per t`u shitur ne tregun e zi, ngjallen zemërim global.
Tmerri i qendrave të mashtrimit në Myanmar dhe Kamboxhia u ekspozua hapur nga rasti i vajzes 26-vjeçare. Ajo u zhduk në Bangkok më 12 shtator dhe thuhet se u mbajt si skllave nga robëruesit e lidhur me milicinë në Burma. Familja e saj thotë se ajo është e vdekur dhe trupin ia kane djegur, me raporte shqetësuese që sugjerojnë se organet e saj janë marrë. Ministri i Jashtëm Bjellorusi ka paralajmëruar kundër pretendimeve të bujshme, megjithatë shtypi vendas risolli ne kujtese një incident të mohuar më parë të vitit 2022 që përfshin një grua tajlandeze të kapur në Kamboxhia.
Raportet tregojnë se familja e Veres fillimisht mori një ultimatum. Më vonë, ata morën një kërkesë për 500,000 dollarë amerikanë për të riatdhesuar trupin e saj. Raportet pretendojnë se organet e saj u morën perpara se trupi te digjej.
Kravchova ishte larguar nga Bangkoku për në Yangon më 20 shtator. Më parë, ajo u zhduk më 12 shtator pas një interviste të supozuar për punë. Sipas familjes së saj, 26 vjecarja besonte se kishte siguruar nje punë legjitime modelingu.
Në vend të kësaj, ajo u rrëmbye dhe u dërgua në një kamp kriminal në veri të Mianmarit. Kampi thuhet se kontrollohet nga paraushtarake me lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.


