KreuCelebrity

I ka shpëtuar arrestimit në Dubai? Xheneta: "Më ndalën në rrugë dhe..."

Ish-banorja e "BBV Kosova", Xheneta Fetahu, është këtë sezon pjesë e panelit në rubrikën "Trotuar" në programin "E Diell". Shpesh aty Xheneta tregon momente dhe histori nga jeta e saj.

Teksa tema e ditës ishin veshjet, Xheneta rrëfeu një histori të saj gjatë qëndrimit disa ditë në Dubai, ku i ka shpëtuar arrestimit për shkak të veshjes së saj të ekzagjeruar.

“Nuk e kam ditur që në Dubai kishte një kod veshje. Kam qenë me xhinse dhe një bluzë me shpinë goxha të hapur se ishte vapë. E më rastisi që më ndalën në rrugë dhe më thanë që nuk mund të dalësh kështu”, u shpreh Xheneta

Por si doli Xheneta nga situata?

“Unë u futa në dyqan dhe bleva një xhaketë dhe e vesha”.