KreuCelebrity

Morena Taraku po martohet? Publikon foto me fustan nusërie!

Morena Taraku është një këngëtare, modele dhe influencuese shqiptare. Përveç karrierës në muzikë, Morena ka ndërtuar një imazh të fuqishëm në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj luksoze. Ajo është komentuar shpesh për stilin e saj të veçantë dhe postimet provokuese.

Vitet e fundit, Morena e ka mbajtur të fshehtë jetën e saj private, duke qenë shumë e kujdesshme edhe me postimet në rrjete sociale që syri i publikut të mos kap asgjë. Së fundmi një foto e saj në rrjete sociale ka ndezur rrjetin duke menduar se ajo po martohet. Morena ka publikuar një foto e veshur me fustan nusërie në një atelie dhe duket sikur po zgjedh fustanin për ditën e madhe. 

A do të kemi dasmë së shpejti?