KreuCelebrity

"U zgjua me thikë në fyt”, tentohet të vritet në burg Diddy!

Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs duket se nuk është i sigurt pas hekurave, pasi raportohet se ka përjetuar një moment të tmerrshëm në burg.

Sipas mikut të tij të ngushtë, Charlucci Finney, i cili e njeh Combs prej më shumë se 30 vitesh, jeta e reperit ka qenë në rrezik brenda një prej qendrave më të rrezikshme të paraburgimit në SHBA. Finney i tha “Daily Mail” se një i burgosur në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn dyshohet se ka hyrë në qelinë e Diddyt dhe i ka vënë një thikë të improvizuar në fyt.

 “Ai u zgjua me një thikë në fyt. Nuk e di nëse ai e zmbrapsi apo erdhën rojet, di vetëm që ndodhi”.

Finney, i cili i ka qëndruar pranë Combs që nga arrestimi dhe gjyqi i tij, beson se sulmi nuk ishte një akt i rastësishëm dhune, por një paralajmërim i orkestruar.

“Nëse ky djalë do të donte ta dëmtonte, Sean do të ishte dëmtuar. Do të duhej vetëm një sekondë për t’i prerë fytin me një armë dhe për ta vrarë. Ndoshta ishte një mënyrë për të thënë: ‘Herën tjetër nuk do të jesh kaq me fat’. Gjithçka është frikësim. Por me Seanin nuk do të funksionojë. Sean është nga Harlemi”.

Diddy është mbajtur atje për më shumë se një vit si pjesë e dënimit të tij me 50 muaj burg.