KreuCelebrity

“Më kanë tradhtuar, por…”, Anxhela Peristeri flet 'pa doreza' për dashurinë e saj!

Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme ishte këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e cila si kurrrë më parë ka rrëfyer pa doreza detaje nga jeta e sja private.

E pyetur për marrëdhëniet e saj dhe dashurinë, Anxhela pranoi se është përballur me tradhti, jo vetëm në dashuri, por edhe në shoqëri.

Më kanë tradhtuar. Mendoj që tradhtia vjen kur nuk je i lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe, por edhe kur e kuptoj ‘pucin’ që po më bëhet, nuk i jap shumë rëndësi

Në lidhje me një dasmë të mundshme, Anxhela tregoi me humor se ende nuk e ka veshur “fustanin e bardhë”, duke shtuar se për momentin është e përqendruar tek vetja dhe karriera e saj artistike.