Kim Kardashian nuk e ka fshehur ndonjehere faktin qe e kerkon vemendjen, dhe as hera e fundit nuk ka bërë përjashtim.
Ylli i “reality TV” dhe sipërmarrësja 44-vjeçare beri kokat te kthehen në Galanë e Muzeut të Akademisë 2025, ku u shfaq me një pamje që shumë e cilësuan si “te frikshme”.
E veshur me një fustan të ngushtë Maison Margiela në ngjyrë nudo, i kombinuar me një korse dramatike dhe mëngë që ngjanin si krahë, Kim mbuloi plotësisht fytyrën dhe flokët me një maskë misterioze, duke krijuar imazhin më të pazakontë të mbrëmjes.
Aksesoret e zgjedhur ishin po aq të veçantë: një gjerdan me diamante, unaza smeraldi dhe një manikyr i errët që i jepnin pamjes kontrast mes elegancës dhe provokimit. Fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare u bënë virale menjëherë, duke ndezur debat për simbolikën dhe guximin e saj stilistik.




