KreuCelebrity

Nga Juventusi me Ronaldon te kantieri: Ish-futbollisti shqiptar rrëfen dramën që e detyroi të lërë futbollin

Nga Juventusi me Ronaldon te kantieri: Ish-futbollisti shqiptar rrëfen

Ish-futbollisti shqiptar Çëndrim Kameraj është bërë viral në rrjetet sociale pas një videoje të shpërndarë në TikTok, ku tregon se tani punon në ndërtim. 26-vjeçari u tërhoq nga futbolli në verën e vitit 2024, pas një karriere që nisi me shumë shpresë në Juventus.

“Isha në krye, duke u stërvitur me më të mirët dhe pastaj e gjeta veten përsëri në fund...”, rrëfen Kameraj, duke kujtuar kohën kur luante me moshat e Juventusit dhe stërvitej pranë Cristiano Ronaldos dhe Higuainit.

Anësori i lindur në Zvicër ka luajtur edhe me Kosovën U-21, por karriera e tij u mbyll shpejt për shkak të tre këputjeve të ligamentit të kryqëzuar, që e detyruan të fillonte një jetë të re jashtë fushave të futbollit.

Videoja e shpërndarë në TikTok ka arritur miliona shikime dhe mbi 600 mijë pëlqime, duke treguar viralitetin dhe historinë prekëse të ish-lojtarit që kaloi nga ëndrrat e futbollit profesionist te puna fizike në kantier.

Sot, Kameraj gjen ekuilibër të ri: punon si konsulent burimesh njerëzore dhe trajnon ekipin e vogël zviceran FC Ebikon, duke mbajtur futbollin pjesë të jetës së tij dhe duke treguar se edhe pas rënieve të mëdha, gjithmonë ka një rrugë për t’u ngjitur përsëri.

“Unë jam mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar, sepse më mësoi të qëndroj fort. Jeta mund të ndryshojë nga një foto me Ronaldo në një kantier ndërtimi brenda sekondash,” thotë ai.

Çëndrim Kameraj tregon se edhe pse ëndrra e futbollit profesionist nuk u realizua sipas planit, ai ka gjetur forcë dhe një rrugë të re për t’i dhënë kuptim jetës dhe pasionit të tij.