Reperi i njohur Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit, dhe publikimi i fragmentit të episodit ka marr hov në rrjetet sociale, për shkak dhe në ndjeshmërisë së ngjarjes. Në videon e shkurtër të publikuar sot, reperi shihet i prekur emocionalisht, teksa për herë të parë pas një kohe të gjatë flet hapur për akuzat që e kanë përfshirë dhe marrëdhënien me vajzën e tij.
Në fragmentin që ka qarkulluar gjerësisht, Fero dëgjohet duke thënë:
“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”
Pas ndarjes së bujshme me modelen Arbenita Ismajlin, Fero ka kaluar një periudhë të ndërlikuar, e shoqëruar me polemika dhe debate të shumta në publik. Çifti, që dikur ndiqej me admirim nga fansat, u përball me akuza të rënda si ajo e publikimit të dokumenteve që lidhen me pretendime për dhunë në familje.
Sot, reperi duket i vendosur të ndajë versionin e tij të ngjarjeve dhe të kërkojë mundësinë për t’u rikthyer pranë vajzës së tyre, të cilën nuk e ka parë prej kohësh. Reagimet e publikut kanë qenë të ndara, me disa që e mbështesin dhe të tjerë që shprehin kritika ndaj tij.
