KreuCelebrity

“Ndjesia më e bukur në botë!” Aktori rrëfen për BORDO emocionet e të qënurit babai i një vajzë!

“Ndjesia më e bukur në botë!” Aktori rrëfen

Roerd Toçe rrëfen për herë të parë për përvojën e jashtëzakonshme të të qenit prind. Aktori është babai i një vajze me emrin Anastasia. Në intervistën ekskluzive për Revistën BORDO ai ndan me ne përjetimet e tij si prind për herë të parë.

“Anastasia është një emocion… Kur thoja në fillim do mund të merrem me çdo gjë, do luaj me të, do jem pranë saj gjithmonë. Por gjatë këtij viti jam rritur bashkë me të. Është një tërmet i madh për momentin, ndjesia më e bukur dhe më e pashpjegueshme në botë,” thotë ai.

Ai ka reflektuar edhe mbi atë që ka mësuar për veten gjatë këtij viti: aftësia për të duruar, kujdesi për detajet më të vogla dhe vëmendja e përditshme që një fëmijë kërkon. Roerd tregon se çdo ditë me Anastasian dhe bashkëshorten e tij, Joana, ka qenë një mësim i ri dhe një rritje e përbashkët.

“Kam mësuar të jem më i durueshëm, të jem i kujdesshëm për çdo detaj, jo vetëm për Anastasian, por për gjithçka rreth meje. Unë dhe Joana kemi rritur bashkë vajzën tonë, dhe çdo ditë ka qenë një mësim i ri.”

Përsa i përket kohës kur ka ardhur Anastasias në jetën e tyre, Roerd beson se gjithçka ka ndodhur në momentin e duhur. Ai e sheh këtë përvojë jo si një barrë, por si një lumturi të madhe dhe një kalvar emocionesh që duhet përjetuar me gjithë zemër. Kujdesi për një fëmijë nuk krahasohet me asgjë tjetër.

“Ka qenë lumturi e madhe, përgjegjësia po ashtu. Të kujdesesh për një fëmijë është një kalvar emocionesh që duhet përjetuar me gjoksin hapur. Por ka qenë gëzim, jo barrë. Fëmija është emocioni më i madh që një njeri mund të përjetojë.”

Intervista e plotë më poshtë: