Emri i aktorit Roerd Toçe, është lakuar së fundmi si një nga personazhet që mund t’i bashkohet Big Brother VIP 5.
Por a ka marrë ai vërtet një ftesë për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?
“Jo, ftesë zyrtare jo,” – ka thënë Roerdi me sinqeritet.
“E kam parë që qarkullojnë postime, madje miqtë ma kanë dërguar. Është reality show më i ndjekur në Shqipëri, nëse s’gaboj.
Big Brother është një katapultë e shpejtë – ose të çon lart, ose të përplas poshtë. Është një thikë me dy presa! Por ata e dinë dhe unë jo.”
I pyetur nëse do ta pranonte një ftesë zyrtare për t’u bërë pjesë e formatit, Toçe është shprehur me sinqeritet dhe reflektim:
“Të them të drejtën, nuk e shoh veten brenda formatit. Jam pak më i stepur ndaj kamerave, më pëlqen të luaj një rol në skenë, jo në jetë.
Por më pëlqejnë sfidat – kam qenë tip sportiv dhe dua të fitoj gjithmonë. Në çdo lojë që luaj, e ndjej atë adrenalinën, emocionin e sfidës.
Nëse momenti më gjen në kohën e duhur, pse jo.”
A do ta shohim Roerd Toçen në këtë sezon të Big Brother VIP?
Mbetet për t’u parë…
Intervista e plotë më poshtë:
