Gjykata Penale e Tiranës e nxorri vendimin e saj per Egla Cenon, duke e dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren e cila akuzohej për veprën penale të “Shpifjes” nga moderatori i emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra.
Vendimi u dha pas nje perballjeje ligjore ku ka dale fitues, Saimir Kodra.
Gjate një emisioni televiziv në “PodCast”, Egla Ceno ish-fituese e ‘Big Bradhor VIP’ deklaroi se në një rast të vetëm ishte ngacmuar seksualisht nga moderatori i një emsioni televiziv.
Pas deklarates së Eglës, reagoi moderatori i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij. Ai paraqiti një kerkesë në Gjykatën e Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë, ku kërkoi shpalljes e saj fajtore. Në procesin gjyqësor të zhvilluar më pas, Egla solli disa versione mbrojtjeje.
Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej nё gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thenë vetëm mbiemrin ‘Kodra’, pa përmendur emër.
Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht. Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate me 1 milion leke gjobe, pasi deklaratat e saj u vleresuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.

