KreuCelebrity

"Më ndodh të fle në punishte" Stilistja shqiptare tregon rutinën që e mban në formë: Ha vetëm një herë në ditë

"Më ndodh të fle në punishte" Stilistja shqiptare

Në një intervistë ekskluzive për Revistën BORDO, stilistja e njohur shqiptare Ema Savahl ka rrëfyer përditshmërinë e saj, filozofinë e jetës dhe një moment personal që e frymëzon çdo ditë.

“Unë shkoj në palestër, gjëja e parë që bëj në mëngjes. Nganjëherë nuk e ndjej që të shkoj, po shkoj dhe bëj stretching. Palestra është e domosdoshme, më ngre moralin. Shkoj vetë dhe çoj djalin,” tregon Ema për mëngjeset e saj aktive.

Stilistja me famë ndërkombëtare tregon se rutina e saj shëndetësore përfshin edhe një regjim ushqimor të rreptë:

“Kur shkoj në punë nuk pi kafe, zakonisht ujë të ngrohtë me limon, dhe herë pas here e ndërroj me vaj ulliri me limon. Ha vetëm një herë në ditë, çdo 17 orë, ndërsa fundjavave bëj çfarë të dua. Pesë ditë të javës jam një herë në 17 orë,” shprehet ajo.

Ema nuk e fsheh se puna shpesh e mban deri vonë në punishten e saj:

“Arrij në punë nga ora 9:30 dhe largohem nga ora 18:30. Nganjëherë rri deri në 22:00, dhe ndonjëherë nuk kthehem fare në shtëpi sepse kam në punishte të gjitha gjërat që më duhen. Po, më ndodh të fle edhe aty.”

Por ajo që e bën veçanërisht të veçantë ditën e saj është ora 2:22, një moment që Ema e ka kthyer në ritual vetë-dashurie dhe mirënjohjeje:

“Çdo ditë në 2:22 ndjej një relaksim dhe një ngrohtësi në kraharor, sepse kisha bërë shumicën e gjërave gjatë ditës. Thashë: ‘2:22 më ndodh gjithmonë’. Është një mirënjohje për veten time, një dashuri për veten time që e kam arritur me shumë sakrificë. Sidomos femrat, ne shpërndahmi për të gjithë të tjerët, prindër, fëmijë, bashkëshortë. Duhet të kujdesemi edhe për veten.”

Ky ritual nuk është vetëm personal, por Ema ka bërë që ai të kthehet edhe në një mesazh për gratë:

“E ndava këtë moment me gratë e mia, me influencuesit dhe modelet. Hajde ta bëjmë 2:22 një moment vetë-dashurie dhe vetë-vlerësimi për të gjitha femrat. Ky është momenti i femrës, që të marrë forcë dhe mbështetje nga njëra-tjetra, për të shpëtuar këtë botë.”

Në këtë intervistë ekskluzive, Ema Savahl tregon se rutina, disiplinimi dhe rituali i saj i vogël, por i fuqishëm, e mbajnë të motivuar dhe të fokusuar, duke i dhënë forcë jo vetëm karrierës, por edhe jetës personale.


Intervista e plotë më poshtë: