Pas disa ditësh me thashetheme dhe spekulimesh në rrjetet sociale, Lela Seferi ka vendosur të reagojë për ndarjen nga partneri i saj, Leo.
Me një postim në Instastory, ajo ka ndarë ndjenjat e saj mbi përfundimin e marrëdhënies.Në storyn e saj, Lela ka postuar një shprehje e cila thotë:
“Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund ta mbajnë atë premtim”, duke bërë të qartë se ajo po reflekton mbi besimin dhe zhgënjimin pas lidhjes.
Ky reagim vjen pas intervistës së Leo-s për Prive, ku ai konfirmoi se marrëdhënia e tyre ka kaluar një periudhë të vështirë:
“Gjërat janë ashtu si i shihni, nuk kam më çfarë të shtoj,” tha ai, duke konfirmuar tensionet mes tyre.
Çifti, një ndër më të pëlqyerit nga publiku gjatë pjesëmarrjes së tyre në reality show, tashmë ka fshirë foto së bashku nga rrjetet sociale, por ende vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin.
Postimi i Lelës është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh i fuqishëm dhe personal, që tregon më shumë se çdo deklaratë publike. Ai reflekton jo vetëm zhgënjimin, por edhe vendosmërinë për të mbajtur qetësinë dhe për të ecur përpara pas ndarjes.

