Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, duken si protagonistë të një filmi romantik – dhe historia e njohjes së tyre vetëm sa e përforcon këtë përshtypje.
Në një intervistë për The Sunday Times, Turner ka rrëfyer momentin kur takimi i rastësishëm u shndërrua në një lidhje që sot është kurorëzuar me fejesë.
Ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit në ditëlindjen e një miku të përbashkët, kur nisën të bisedonin. Pikërisht aty zbulimi që i “bashkoi”: të dy po lexonin të njëjtin libër – “Trust” nga Hernán Díaz.
“Isha sapo në fund të kapitullit të parë,” tregoi Turner. “Ia përmenda dhe ajo më tha: ‘Edhe unë sapo e kam mbaruar kapitullin e parë.’ Atëherë i thashë: ‘Domethënë jemi vërtet në të njëjtën faqe.’”
Aktori pranoi se momenti dukej pothuaj i shkruar nga Hollywood-i dhe se “shenjat ishin aty që në fillim”.
Thashethemet për lidhjen nisën në fillim të vitit 2024, kur ata u panë bashkë në premierën e serialit Masters of the Air. Pak më vonë, u fotografuan duke shkëmbyer puthje në Los Angeles, duke konfirmuar publikisht romancën.
Çifti u fejua në dhjetor 2024 dhe prej asaj kohe janë shumë të lidhur, edhe pse kanë zgjedhur të mbeten relativisht diskretë për jetën private. Lajmin për fejesën e ndau vetë Dua në qershor të këtij viti.
Një libër, një faqe dhe një kapitull i ri i përbashkët – kështu duket se nisi gjithçka për ta.


