Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ditët e fundit pas disa detajeve që kanë shkaktuar dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Që nga martesa e saj private me menaxherin Granit Muhaxheri, fansat e kanë ndjekur me kujdes çdo hap të çiftit. Në një video të fundit në Instastory, Melinda shihet e ulur dhe me e ku disa fansa e ndjekës nuk kanë ngurruar të vënë re re një bark të lehtë të rrumbullakosur.
Ndërkohë që as ajo, as Graniti nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare, komentet në rrjet kanë qenë të shumta, me shumë fansa të bindur se çifti mund të presë fëmijën e parë së shpejti.
Pavarësisht spekulimeve, një gjë duket e qartë: Melinda po kalon një periudhë të veçantë dhe të lumtur, si në karrierë ashtu edhe në jetën personale.
