
Legjenda e kinemasë Al Pacino i rikthehet ikonës që e shndërroi në një figurë të pavdekshme të ekranit: bosit mafioz. Në filmin e tij të ri “Father Joe”, Pacino vjen në një rol që i ngjan atyre që e bënë të famshëm në klasikët si The Godfather, Scarface dhe The Irishman.
Ky projekt shënon një tjetër pikë kulmore në karrierën e aktorit 85-vjeçar, i cili ende mahnit me praninë e tij ekranike dhe karizmën që mbart.
Filmi është një thriller dramë me sfond mafioz, vendosur në Manhattan-in e viteve 1990. Al Pacino luan një bos të fuqishëm të mafies, që përballet me një kundërshtar të pazakontë: një prift i devotshëm, i luajtur nga aktori Kiefer Sutherland, i cili shpall luftë ndaj krimit të organizuar.
Titulli “Father Joe” i referohet personazhit të priftit, i cili në përpjekjen për të pastruar qytetin nga krimi, sfidon themelet e sistemit mafioz që kontrollon gjithçka, përfshirë edhe moralin e vetë qytetit.
-
-
Gjobë 600 mijë euro? Rosalia në probleme me shtetin spanjoll!
22 Tetor, 12:54


