
Shënoje këtë datë! 25 tetor në orën 10:00 në Marriot Hotel organizohet Konferenca e parë Botërore e Transformimit të plotë për gratë. BRB Image Studio me drejtuese Emma Berisha krijon transformime çdo ditë, por tani transformimi nuk i përket vetem pamjes së jashtme! Një projekt unik, që ka marrë jetë prej muajsh në Tiranë dhe është kthyer në një mision për të sjellë një erë të re në mirëqenine, kujdesin dhe paraqitjen e gruas. Pas punës së suksesshme në BRB Image Studio, të cilën e gjeni në Rrugën Janos Hunyadi, këtë të shtunë do të realizohet konferenca “Empowering from Within”, e cila ka si filozofi një udhëtim unik dhe transformues që fuqizon gratë të zbulojnë potencialin e tyre të vërtetë.
Konferenca sjell së bashku 9 ekspertë: Mindset Coach, Physical Coach, Etiquette Coach, Spiritual Coach, Posture & Elegance Coach, Nutritionist, Wellness & Longevity Expert dhe Stylist — të udhëhequr nga Imagemaker Emma Berisha, për një transformim të plotë nga brenda - jashtë.
Një eksperiencë që ndryshon jetën — duke lidhur udhëtimin e brendshëm (mendjen, shpirtin, mirëqenien & jetëgjatësinë) me transformimin e jashtëm (etiketën, aktivitetin fizik, ushqimin, qëndrimin & stilin).
Një udhëtim përtej pamjes: “Je gati të kalosh nga niveli ku je drejt asaj që dëshiron të bëhesh?
Nuk bëhet fjalë për t’u bërë dikush tjetër, por për të zbuluar versionin më të mirë të vetes tënde.”
Zbulo fuqinë e transformimit të plotë që nis nga brenda dhe reflekton jashtë, nën udhëheqjen e Imagemaker Emma Berisha & ekipit të saj të ekspertëve.
Për t’u bërë pjesë e kësaj Konference kontakto direkt në numrin; 0694085066 ose shkruaj në instagramin: brb.image_studio https://www.instagram.com/brb.image_studio/?igsh=cTI4aTlqMThvbzg%3D# dhe mos e humb këtë mundësi të rrallë për të sfiduar veten dhe për të njohur botën tëndë të brenshme, që është çelësi për t’u ndjerë mirë edhe së jashtmi!
Mirë u takofshim të shtunën, në datën 25 tetor, në orën 10:00 në hotel Marriot.
