KreuCelebrity

Keisi Medini: Pasion, famë dhe guxim përtej hijes së Sabianit!

 

Me një energji që mikson elegancën, guximin dhe natyrshmërinë, Keisi ka ditur të krijojë një emër të sajin përtej hijes së një babai ikonik si Sabiani. E rritur mes artit, muzikës dhe reflektorëve, ajo sot ecën në disa drejtime njëherësh: si këngëtare, si figurë e dashur për publikun në rrjetet sociale, por edhe si sipërmarrëse që sapo ka hedhur hapat e parë drejt krijimit të një brand-i të saj në fushën e bukurisë. Në këtë rrëfim për “Bordo”, Keisi ndan planet, pasionet, marrëdhënien e veçantë me familjen dhe sfidën për të qenë e vërtetë në çdo gjë që bën. 

Keisi, sapo je kthyer nga Italia, udhëtim pune apo për kënaqësi? 

Gjithmonë më pëlqen të miksoj punën me qejfin dhe kështu puna nuk bëhet e mërzitshme. Kam edhe të gjithë familjarët e mi atje e mundohem të shkoj sa më shpesh t’i takoj. 

⁠Me çfarë je duke u angazhuar aktualisht? 

Për momentin jam angazhuar shumë me rrjetet e mia sociale si një influencer. Më pëlqen bota e modës dhe e bukura, dhe pse jo, ndërkohë nga ana tjetër me ndërtimin e një biznesi në emrin tim. 

Shumë VIP-a hapin marka të tyre kozmetike – pse mendon se brand-i yt është ndryshe? 

Kësaj radhe nuk do të bëhem më modeste, por do lë produktet të flasin vetë. Di të them që çdo gjë e prodhuar është punuar me dashuri, shumë përkushtim dhe mbi të gjitha me një kualitet ‘luxury’. Janë prodhuar në Kore dhe Hong-Kong nuk ka si mos të jenë ‘the best’. 

Të ndihmon fama për të shitur produktet, apo mendon se produktet flasin vetë? 

Kjo është pak risk, mund të them 50 me 50. Mund të kesh shumë famë, por një produkt që nuk ia vlen dhe prapë shitet, nga ana tjetër mund të kesh të kundërtën, një nga produktet më të mira dhe nuk ka aq shumë shitje, pra ndonjëherë fama s’ka të bëjë. Por në rastin tim çdo gjë që unë kam reklamuar në rrjetet e mia sociale, si një imazh i bukurisë, çdo gjë ka qenë reale dhe mundohem të jem 100% transparente nga unë sepse fytyra është shumë delikate nuk mund të bëjmë shaka të tilla. 

 

Keisi Medini: Pasion, famë dhe guxim përtej hijes së Sabianit!

Si do t’i bindje skeptikët që thonë: “Keisi është këngëtare dhe modele, ç’di ajo për skincare”? 

Gjithmonë janë skeptikë disa njerëz për jetën e tyre, jo më për të gjykuar e për të bërë kritika ndaj meje, pasioneve të mia, talentit tim e jetës sime personale, kështu që u lë punën time për t’u kthyer përgjigje. 

Sa për qind është biznes dhe sa për qind pasion i vërtetë për kujdesin e lëkurës? 

80% është pasion dhe pjesa e ngelur përkthehet në biznes, të krijosh një brand është ‘luxury’ nuk përkthehet në nevojë për para. Falënderoj Zotin që kam një baba që më përkrah në çdo hap të jetës sime dhe më mundësoi krijimin e një brandi, hapjen e një biznesi, prandaj s’mund të them që është më shumë % biznes pasi nuk ia kam patur kurrë nevojën. 

Si është të jesh vajza e Sabianit – a të ka ndihmuar më shumë, apo të ka vënë presion të dyfishuar? 

Absolutisht që më ka ndihmuar, kam patur çdo derë të hapur, dhe nuk mund ta mohoj, jam munduar shumë të ruaj imazhin e një super artisti si babai im, dhe duke bërë këtë gjë anasjelltas kam ruajtur dhe imazhin tim. Për mua është krenari shumë e madhe nuk e di se sa e shëmtuar do më dukej jeta nëse nuk do të isha vajza e tij. 

Njëjtë edhe për t’u futur në showbiz? 

Po patjetër. Siç të thashë dhe më lart. 

 

 

A ke patur ndonjëherë debat me babain për stilin tënd të jetës apo të artit? 

Nuk kemi debate të tilla në familjen tonë. E gjejmë gjuhën e përbashkët, si në stilin e jetës që e kemi të njëjtë, po ashtu dhe të artit. 

Sabiani është këngëtar i këngëve romantike dhe baladave – a të këshillon ndonjëherë për muzikën tënde, apo ndonjëherë i thua “babi, koha jote ka kaluar, tani është ndryshe”? 

Koha babit jo që s’ka kaluar, por më duket më trend se trendi momentit. Ambicia ime është tërësisht e lidhur me të tijën, jemi një në dy trupa të ndryshëm, ndihem aq komode sa më kap paniku kur mendoj se ndonjëherë do më mungojë menaxhimi i tij. 

A mendon se je më moderne dhe më e guximshme se babai yt në muzikë? 

Deri më tani ai ka qenë më i guximshëm. Unë besoj jam në hapat e mi të parë në muzikë, jo se s’kam patur guxim por kam lënë momentin e duhur të vij. 

Nëse nuk do të ishe vajza e Sabianit, mendon se këngët e tua do të kishin të njëjtën vëmendje? 

Muzika që kam bërë deri më sot nuk ka nxjerrë as 50% të talentit tim e them pa frikë, kam qenë shumë e vogël, qejfi i madh për t’u bërë këngëtare në hapat e babit më nxitoi pak duke mos pritur. Por ta garantoj se nëse do të punoja ashtu si punon Sabiani natë e ditë, pa u lodhur dhe duke mos u ndalur kurrë do të kishin suksesin e tij. 

Këngët e tua shpesh janë të guximshme në tekst dhe imazh – është kjo një strategji për vëmendje apo thjesht je ti? 

Nuk besoj që ndonjëra nga këngët e mia të më përfaqësojë mua tamam, ndoshta në periudhat kur unë kam lancuar muzikë nuk e kisha gjetur akoma veten se ku unë përshtatesha më shumë. Por gjithsesi jemi mësuar në  Shqipëri, çdo këngë është strategji asgjë në tekste nuk është reale, shumë pak janë me % të ulët (qesh). 

Të shohim shpesh si këngëtare dhe fotomodele – në cilën nga këto fusha ndihesh më “vetvetja”? 

Pa muzikë nuk kam jetë dhe pa bërë foto po ashtu, jam vetvetja në çdo gjë që unë bëj. 

⁠⁠Je tip romantike apo rebele në marrëdhënie? 

Romantike dhe e brishtë. Jam femër çfarë të them unë, s’mund të di 100 për qind për veten. Për rebele të garantoj se nëse do më prishej lumturia do ta sakatoja (qesh). 

Cila është gjëja më e çuditshme që të ka ndodhur me fansat? 

Zakonisht kur udhëtoj jashtë vendit, jam përballur çdo herë me shumë dashamirës që janë shqiptarë, por më ka bërë çudi se ka patur dhe nga ata që janë të huaj që më kanë njohur. 

A e përdor ndonjëherë famën tënde për të testuar njerëzit, për të parë kush të do vërtet dhe kush vetëm për imazhin? 

Kjo është loja ime e preferuar. Gjatë jetës duke mos e vënë re vetë, kam testuar pothuajse çdo njeri pa e kuptuar, por normale të pakët janë ata njerëz qe më duan për Keisin që është me pizhame çdo ditë dhe me flokë të çrregullta. 

⁠Nëse të jepej mundësia të hiqje një thashethemë për veten, cili do të ishte? 

Shumë e thjeshtë, çdo portal që ka përdorur imazhin tim për të bërë lajme të rreme. Gjithmonë i kam lënë të aludojnë dhe kështu do të jetë përherë. 

Si është një Keisi ‘private’, ndryshe nga ajo që ndjekësit shohin ‘online’? 

Nuk mund të them ndryshe pasi mundohem të jem 100% vetvetja në rrjetet e mia sociale. Por mund të them që jam me ‘funny in real life’. 

Keisi, përtej asaj që shohim në publik, kemi në jetën tënde një dashuri? 

Nuk kam një po disa. Dhe janë të gjithë familjarët e mi. 

⁠Për partnerin tënd, këshillohesh më shumë me mamin apo babin? 

Kush tha që kam një partner? (Qesh).

⁠Të ka vendos babi ndonjë “kusht apo kriter”, se si duhet të jetë partneri yt? 

Jo, jo, s’është nga ata prindër ai që vendos kushte, kritere, por normalisht ashtu siç ai më ka rritur, pa më munguar asgjë dhe plot dashuri, atë kërkon. 

Vëllai yt në jetën tënde? 

Ai është jeta ime, kopja ime më ka nxjerrë në pah anën time se si mund të jem kur të bëhem nënë një ditë. 

⁠Keisi pas 10 viteve? 

Pas 10 vitesh të jemi shëndoshë e mirë. S’para mendoj shumë të ardhmen s’jam në gjendje ta parashikoj të jemi mirë me shëndet. Ajo ka rëndësi.