KreuCelebrity

Gjobë 600 mijë euro? Rosalia në probleme me shtetin spanjoll!

 

Artistja e njohur spanjolle Rosalía ndodhet në qendër të një polemike ligjore, pasi autoritetet e Madridit kanë nisur një hetim rreth një performance surprizë të mbajtur nga këngëtarja në zemër të kryeqytetit spanjoll, pa një leje të autorizuar zyrtarisht.

Ngjarja ndodhi më 20 tetor në zonën e Plaza de Callao dhe përgjatë bulevardit të famshëm Gran Vía, ku Rosalía shfaqet papritur për të prezantuar albumin e saj të ri të titulluar LUX. Aktiviteti përfshinte një zbulesë të kopertinës së albumit dhe një performancë të shkurtër publike që mobilizoi mijëra fansa dhe kalimtarë.

Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Madridit, performanca u zhvillua pa një autorizim të shprehur, çka përbën një shkelje të Ligjit për Shfaqjet Publike dhe Aktivitete Rekreative (LEPAR). Ky ligj parashikon gjoba që, në rastet më të rënda, mund të arrijnë deri në 600.000 euro.