KreuCelebrity

Flokët blu, pircing dhe tatuazhe, vajza 12-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kayne West habit me pamjen

Vetëm një ditë pas ditëlindjes së 45-të të Kim Kardashian, vajza e saj më e madhe, North West, 12 vjeç, ka habitur të gjithë me pamjen e saj dramatike.

Në një seri videosh të publikuara më 22 tetor në TikTok, North tregoi fytyrën e saj me tatuazhe false, duke përfshirë një yll nën syrin e djathtë dhe emrin e saj mbi faqen e majtë. Ajo u shfaq gjithashtu me flokë të gjata blu, pllakë të zezë mbi dhëmbë, unazë të rreme në hundë dhe lente kontakti me ngjyrë.

Reagimet e ndjekësve nuk vonuan. Shumë shprehën shqetësim për stilin e saj dhe ndikimin që Kim Kardashian dhe Kanye West mund të kenë mbi rritjen e vajzës së tyre. Komentuesit theksuan moshën e saj duke u shprehur: “Ajo është vetëm 12 vjeç,” dhe disa sugjeruan se North po merr tiparet e babait të saj: “Ajo është fiks si Kanye.”

Situata bëhet edhe më e ndjeshme duke marrë parasysh se Kanye, dikur i njohur si një nga reperët më të mëdhenj, ka tërhequr vëmendje për deklarata shqetësuese në rrjetet sociale dhe për albumet e tij provokuese.

Që nga divorcimi i çiftit në 2022, Kanye është kritikuar për sjellje që mund të mos jenë shembull i mirë për vajzën e tij. Kim dhe Kanye ndajnë kujdestarinë e përbashkët për North dhe tre fëmijët e tjerë: Chicago, Psalm dhe Saint West.