KreuCelebrity

"Baby Sherri" Futbollisti shqiptar baba për herë të parë, zbulon gjininë në fushën e blertë!

"Baby Sherri" Futbollisti shqiptar baba për herë të

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Alen Sherri, do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ka ndarë vetë sportisti në rrjetet sociale, së bashku me bashkëshorten e tij, Razenën, dhe miq e familjarë.

Momenti u bë edhe më special në fushën e blertë, ku çifti organizoi një festë për zbulimin e gjinisë së foshnjës. Në një fanellë të vogël ishte shkruar “Baby Sherri”, ndërsa Sherri gjuajti topin drejt portës për të realizuar një gol simbolik. Kur topi shënoi, flakadanë të kaltër shpërthyen, duke zbuluar se çifti do të mirëpresë një djalë.

“Mezi po presim të shohim i vogli ynë,” shkruan Alen dhe Razena në postimin e tyre, duke ndarë lumturinë e pritjes së familjes së re me ndjekësit.

Video:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alen Sherri (@alensherri)