KreuCelebrity

Ish-bashkëshorti i Britney Spears tregon telefonatën që solli fundin e martesës së tyre!

Ish-bashkëshorti i Britney Spears tregon telefonatën që solli

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, tregoi momentin qe mbushi kupen dhe ai vendosi t’i jepte fund martesës me artisten e njohur. Siç shpjegoi ai ishte një telefonatë në orët e para të mëngjesit, që ia sosi durimin.

Telefonata përfshinte Britneyn, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan.

Ish-bashkëshorti i Britney Spears tregon telefonatën që solli

Në librin e tij të sapobotuar, “You Thought You Knew”, ish-bashkëshorti i Spears rrëfeu se këngëtarja u jepet përparësi jetës së natës me shoqet e saj, duke pas dore kujdesin për fëmijët.

“Isha në Miami për punë, përpiqesha të qëndroja i përqendruar te angazhimet e mia, dhe mora një telefonatë”, shkruan ish-balerini për një moment që e përjetoi si tepër të vështirë, sipas TMZ.

“Ishin ajo, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan në linjë, të dehura keq, më luteshin të shkoja atje. Në sfond dëgjoja Preston dhe Jayden [fëmijët] duke qarë. Duhej të ishte tre ose katër e mëngjesit. Ajo telefonatë ishte pika e fundit”.

“I kisha parë tashmë fotot në tabloide, ato ku ajo shfaqej duke festuar gjithë natën me to, në shtëpinë e Paris Hilton në Malibu”.

“Por kur dëgjova fëmijët tanë duke qarë ndërsa ajo merrej me Zot e di çfarë? Aty u thye gjithçka. Çdo copëz shprese që ruaja thellë brenda vetes, se mund ta rregullonim për hir të fëmijëve, vdiq pikërisht atë natë”.