Moderatorja Dajana Shabani, vazhdimisht ne emisionin e saj D-Night përçon mesazhe shumë të forta dhe shpesh edhe motivuese. Madje, shprehjet që ajo përzgjedh për të mbyllur emisionin u kopjuan gjerësisht nga moderatorë të tjerë, kjo pasi Dajana u bë virale.
Por, mbrëmjen e djeshme, moderatorja po fliste për urrejten e shprehur në rrjetet sociale, kur papritur i dha tone personale teksa shtoi faktin se ‘urrejtësit’ mund të ishin edhe pjesë e rrethit shoqëror, akoma më keq madje, mund të ishin kolegë që i ke ndihmuar të ecin dhe të fitojnë para:
“Përshëndes të gjitha koleget e mia, të cilat i kam bërë me lekë kur nuk kanë patur dhe shumë gjëra të tjera. Ju ka Dajana xhan, por unë jam si 007-a dhe ju dalloj, me gjithë adresat false që mbartni. Këtë ta keni parasysh. Pra, ruhuni nga ata që rrethoheni, se mbase mendoni se ju shan një person që nuk ju njeh. Por ju njeh shumë mirë dhe hap një adresë false. Kohë e çuar dëm, por të tilla raste ekzistojnë”, ka përfunduar Dajana.

